Kjo sallatë me makarona dhe perime është ideale për të gjithë veganët

Kjo sallatë me makarona dhe perime është ideale për të gjithë veganët

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 pako pasta
  • 1/4 filxhan me lëng turshish
  • 2 lugë gjelle majonezë vegane
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Kripë, piper
  • 2 degë selino të prera imët
  • 2 karota të prera imët
  • 4-5 kastraveca turshi të prera në shirita të hollë
  • 1 qepë jeshile e grirë imët

Udhëzimet

1

Gatuani makaronat sipas udhëzimeve, i kulloni dhe i lini mënjanë.

2

Në një tas të madh bashkoni lëngun e turshive, mustardën, vajin e ullirit, mustardën, kripë dhe piper. I përzieni mirë.

3

Shtoni pastat e gatuara tek salca që përgatitët. Sipër i shtoni perimet e prera në copa të vogla dhe i përzieni të gjitha bashkë.

4

E lini sallatën në frigorifer për disa minuta dhe më pas mund ta shijoni me të gjithë familjen, Ju bëftë mirë!

Lini një koment