Avokado të mbushura me ton peshku për një drekë të shpejtë

Avokado të mbushura me ton peshku për një drekë të shpejtë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 2 avokado të ndara përgjysmë
  • 1 kuti ton peshku
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • 1 selino e prerë imët
  • 3 lugë gjelle kos grek
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Lëngu i një limoni
  • Kripë, piper për shije
  • Pak majdanoz të freskët për servirje

Udhëzimet

1

Ndani përgjysmë avokadot, u hiqni bërthamën dhe tulin e brendshëm.

2

Në një tas të madh përzieni tonin e peshkut, qepën e kuqe, selinonë, kosin, mustardën dhe lëngun e limonit.

3

E rregulloni shijen me pak kripë dhe piper.

4

E përzieni mirë dhe mbushni me to avokadot.

5

Sipër i shtoni pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment