Mish qingji me kos dhe hudhra. Receta nga Zonja Vjollca

Mish qingji me kos dhe hudhra. Receta nga Zonja Vjollca

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 800 gram mish qingji
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 6 thelpinj hudhra
  • 1 kg kos
  • 3 kokrra vezë
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Shpëlajmë mishin dhe e kaurdisim me një lugë gjelle vaj sa të marrë një faqe.

2

E mbulojmë atë me ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta (pasi të kenë kaluar 10-15 minuta nga zierja i shtojmë kripën).

3

Ndërkohë në një tigan me një lugë gjelle vaj dhe gjalpë kaurdisim miellin pa i dhënë ngjyrë.

4

Shtojmë hudhrat dhe lëngun e mishit, e lëmë sa të marrë valë (lëng mishi do shtojë 500 ml).

5

Përziejmë salcën me miell dhe lëngun e mishit së bashku me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.

6

Rrahim vezët e plota dhe i shtojmë në tasin me kos dhe lëng mishi dhe i përziejmë me tel vezësh.

7

Vendosim copat e mishit në tavë, shtojmë kremin e përgatitur duke mbuluar dhe copat e mishit.

8

E vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 30 minuta.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment