Sanduiç me vezë dhe proshutë

Sanduiç me vezë dhe proshutë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 4 vezë në temperaturë dhome
  • 4 lugë gjelle majonezë
  • 2 thelpi hudhra
  • 4 feta bukë
  • Pak rukola të freskët
  • 1 domate me madhësi mesatare të prerë feta-feta
  • Pak kripë dhe piper
  • 4 feta proshutë të tymosur

Udhëzimet

1

Në një tigan që nuk ngjit skuqni një vezë me pak kripë e piper.

2

Në një tas kombinoni majonezën me hudhrat.

3

Me këtë salcë lyeni fetat e bukës.

4

I shtoni sipër gjethet e rukolës, fetat e domates, proshutën dhe në fund vezën.

5

Sanduiçi është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment