Gjoks pule i gatuar me erëza dhe pilaf

Gjoks pule i gatuar me erëza dhe pilaf

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • ½ lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 10 thelpi hudhra
  • ¼ filxhan me verë të bardhë
  • 2 degë rozmarinë e freskët
  • 1 gotë me lëng pule

Udhëzimet

1

Mishin e pulës e marinoni me kripë dhe piper.

2

Në një tigan skuqni gjalpin dhe më pas filetot e pulës nga të dyja anët.

3

Sapo të jenë skuqur dhe në po të njëjtin tigan shtoni verën, rozmarinën dhe hudhrat.

4

Sapo masa të fillojë të avullojë shtoni gjoksin e pulës dhe lëngun e pulës.

5

Vendosni kapakun dhe i lini të gatuhen.

6

I lini për gati 10-12 minuta

7

Shijojini të ngrohta, sipas dëshirës duke i shoqëruar me oriz. Ju bëftë mirë!

Lini një koment