Rizoto e shijshme me perimet tuaja të preferuara

Rizoto e shijshme me perimet tuaja të preferuara

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 500 gram oriz për rizoto
  • 1 litër ujë ose lëng mishi
  • 2-3 kunguj të njomë
  • 2 speca të kuqe
  • 1 patëllxhan
  • 1 qepë të thatë
  • 3-4 lugë gjelle gjalpë
  • 8 feta domate të thata në vaj
  • 150 gram djathë kaçkavall të fortë
  • Kripë, piper
  • borzilok të thatë

Udhëzimet

1

Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim lehtë në një tigan të thellë me pak gjalpë.

2

Shtojmë perimet e grira në kubikë të vegjël. I lemë për 4-5 minuta të zbuten duke rregulluar shijen me kripë dhe piper.

3

Më pas shtojmë orizin, disa gjethe borziloku dhe domatet e thata të prera në copëza të vogla.

4

I përziejmë përbërësit duke shtuar më pas ujin e nxehtë në mënyrë graduale.

5

E lemë orizin të ziejë për rreth 15 minuta.

6

Në fund shtojmë 1 lugë gjalpë dhe e servirim rizoton me perime me domate të prera në kubikë të vegjël dhe me djathë kaçkavall të grirë në feta të holla.

7

Ju bëftë mirë!

Lini një koment