Digjni 300 kalori me këto 8 ushtrime të thjeshta në kushte shtëpie

Aktivitetet më të njohura për të humbur peshë janë vrapimi, joga, bicikleta dhe sigurisht rutina e rregullt e tyre.  Por ka edhe disa mënyra efektive për t’u stërvitur në shtëpi pa pasur nevojë të blini pajisje speciale. Gjëja kryesore është t’i bëni ato në mënyrën e duhur.

BrightSide rendit për ne 8 ushtrime kryesore:

Dolphin Plank 

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

I mirë për forcimin e krahëve, këmbëve dhe gjithashtu rrit densitetin e kockave.
Trupi juaj duhet të jetë paralel me dyshemenë. Gishtat e këmbëve duhet të jenë të përkulur dhe të mbështetur në dysheme. Merrni frymë nga hunda.
Ngrini vithet në një V. të përmbysur.
Bëni 3 sete x 15 përsëritje

Plank anësor 

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Ndihmon për të përmirësuar ekuilibrin, fleksibilitetin dhe shkathtësinë tuaj  dhe është efektive për ata që po përpiqen të humbin peshë.

Trupi juaj duhet të ngrihet për të formuar një vijë diagonale nga koka tek thembra. Dora juaj e djathtë është prapa kokës.
Këmba e djathtë mbështetet në dysheme para këmbës së majtë.
Shtrëngoni abdominalet. Bëni 10 përsëritje, pastaj ndërroni anët dhe përsëriteni ushtrimin.

Anët e kundërta

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Ngrini këmbën e djathë me dorën e majtë dhe anasjelltas. Mjafton 1 set me 5 përsëritje nga secila anë.

Squats 

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Bëjeni këtë ushtrim për 30 sekonda deri në 1 minutë. Ushtrim i përsosur për të forcuar këmbët dhe muskujt glutealë, si dhe për të tonifikuar pjesën e poshtme të trupit.

Pozicioni i bretkosës

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Ngrini të dyja këmbët njëkohësisht, pa prekur tokën. Bëni 10-12 përsëritje. Ky ushtrim forcon shpinën dhe shërben për të ndërtuar vithe të bukura.

Pozicioni urë

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Ura është një ushtrim i fuqishëm për të forcuar shpinën tuaj  dhe për të hequr qafe dhimbjet (nëse keni). Për më tepër, është efektive në ndërtimin e vitheve me formë të bukur. Mjaftojnë 2 sete me 10 përsëritje secila. Përdorni disa pesha të lehta për ta bërë atë më efektive. Merrni një girë të vogël dhe fiksojeni në stomak me duart tuaja.

Shkelmimi 

8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Ngrini këmbët tuaja sikur po shkelmoni. Këmba nuk hapet plotësisht, por ngrihet sa më lartë të jetë e mundur. Bëni 2 sete për secilën këmbë me 15 përsëritje. Ky ushtrim forcon balancën dhe muskujt gluteal.

Pozicioni kobra
8 Exercises to Make Your Body Flourish Without Leaving Your Room

Siguron fleksibilitet, tonifikon shpinën, forcon muskujt e krahut dhe krahëve si dhe ato gluteal.

Mbajeni pozën për 15-3o sekonda dhe do shikoni që do çlodheni.

Burimi: BrightSide 

Lini një koment