Supë krem bizelesh, jashtëzakonisht e dobishme për një tretje të mirë

Supë krem bizelesh, jashtëzakonisht e dobishme për një tretje të mirë

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 100 gr djathë i bardhë
  • 100 ml krem pana
  • Pak piper pikant
  • 1 qepë e vogël
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri
  • 400 gr bizele
  • 300 ml lëng perimesh
  • 1 tufë koper
  • kripë
  • 1 lugë gjelle susam

Udhëzimet

1

Presim qepën dhe hudhrat shumë hollë. Vendosim në tenxhere dy lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën, hudhrat për 3 minuta.

2

Shtojmë bizelet dhe pasi i trazojmë me qepën dhe hudhrat, I lëmë të ziejnë dhe për 3 minuta të tjera.

3

Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë përsëri bizelet për 5 minuta të tjera. Shpëlajmë koprën, e grijmë dhe e lëmë mënjanë. Largojmë supën nga zjarri.

4

Më pas shtojmë kremin e panës, ½ e koprës dhe e kalojmë në një blender dore supën duke e kthyer atë në krem.

5

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper djegës. Mbushim 2 tasa me supë, e spërkasim supën me koper, djathë të thërrmuar, 1 lugë çaji vaj ulliri.

6

Kalojmë susamin në një tigan pa yndyrë sa të zverdhen pak dhe më pas e pudrosim supën me susam. Shijojeni!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment