Me domatet e buta bëhen disa qofte fantastike. Ja receta që ju duhet!

Me domatet e buta bëhen disa qofte fantastike. Ja receta që ju duhet!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 3 domate
  • 1 vezë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • pak kripë
  • 5 lugë gjelle miell
  • 120 gram djathë të bardhë
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët

Udhëzimet

1

Domatet i lajmë mirë dhe i grijmë në rende. I lini të kullojnë në një enë.

2

Më pas i shtoni qepën, kripën, miellin, djathin e thërrmuar dhe majdanozin e copëtuar imët.

3

I përzieni mirë.

4

Formoni disa qofte të vogla dhe më pas i vendosni për t'i skuqur në një tigan me vaj luledielli dhe me nxehtësi të lartë.

5

Kështu veproni deri në fund. Shijojini!

Lini një koment