Biskotat e së hënës duan vetëm 5 minuta kohë të përgatiten

Biskotat e së hënës duan vetëm 5 minuta kohë të përgatiten

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 11 minuta

Ingredientët

  • 4 lugë gjelle vaj
  • 4 lugë gjelle shurup panje
  • 150 gram miell
  • 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku
  • 1 filxhan me copëza çokollatash
  • 1 lugë kafe kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë.

2

Ndërkohë në një tas të madh bashkoni miellin me vajin dhe e trazoni mirë.

3

Më pas shtoni gjalpin, kripën dhe në fund copëzat e çokollatës.

4

E përzieni mirë masën dhe formoni disa toptha të vegjël.

5

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. I shtypni biskotat sipër me një pirun.

6

I fusni në furrë për 11 minuta.

7

Pasi të jenë gati, i lini të ftohen për 1- 2 minuta dhe më pas mund t’i shijoni!

Lini një koment