Domate të mbushura me djathë dhie. Do marroseni pas tyre!

Domate të mbushura me djathë dhie. Do marroseni pas tyre!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Nëse e keni lënë gatimin për në momentet e fundit, kjo recetë ju nxjerr faqebardhë!

Ingredientët

  • ½ lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  • ½ gotë me galetë (bukë e thekur e grirë)
  • 12 domate (të vogla në madhësi dhe rrumbullake)
  • 150 gram djathë dhie i thërrmuar
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 qepë të njoma jeshile grirë imët
  • Majdanoz ose borzilok i freskët

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj ulliri shtoni galetën dhe e lini për 2 minuta në zjarr mesatar. E përzieni vazhdimisht dhe më pas e lini mënjanë.

2

Lani domatet. Me ndihmën e një thike i hiqni kokën dhe më pas me një lugë pastroni tulin e brendshëm.

3

Kështu veproni me të gjitha domatet. Këtë tul mund ta përdorni për një salcë të mirë domatesh, për pastat tuaja të preferuara.

4

Ndërkohë në një tas të madh bashkoni djathin e dhisë, mjaltin, qepën jeshile, borzilokun dhe i trazoni mirë.

5

Merrni 1 lugë gjelle nga kjo përbërje dhe mbushni domatet me radhë. Sipër i shtoni pak galetë dhe pak borzilok

6

Shijojini të ftohta!

Lini një koment