Tavë me fileto pule, brokoli dhe djathë

Tavë me fileto pule, brokoli dhe djathë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 55 minuta

Recetë e pasur në proteina dhe e thjeshtë në përgatitje!

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 fileto pule të holla
  • 1 filxhan me kuinoa
  • 1 brokoli me madhësi mesatare
  • Kripë, piper për shije
  • 1 gotë me lëng pule
  • 2 gota qumësht
  • ¼ gotë me miell
  • ½ lugë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • ¼ lugë çaji me piper të zi
  • Djathë çedar i grirë imët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Fileton e pulës e prisni në kubik të vegjël.

3

Merrni një tavë dhe e spërkasni me vaj ulliri.

4

Shtoni filetot e pulës, kripë dhe piper.

5

E mbuloni sipër me kuinoa.

6

Tani shtoni qumështin e përzierë paraprakisht me miellin. Shtoni hudhrën, lëngun e pulës.

7

E fusni tavën në furrë për 45 minuta.

8

Ndërkohë në një tenxhere zieni brokolin e ndarë në lule të vogla (me pak kripë).

9

Pasi ta nxirrni tavën nga furra i shtoni sipër brokolin duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.

10

Shtoni edhe djathin dhe e fusni në furrë për 5 minuta të tjera. Shijojeni!

Lini një koment