Supë peshku e çastit

Supë peshku e çastit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Joshëse deri në pikën e fundit! Hidhini një sy recetës së supës...

Ingredientët

  • 500 gr peshk miks
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 patate e madhe
  • 2 karota të vogla
  • 1 degë selino
  • 100 ml verë të bardhë
  • 2 domate
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë dhe piper të zi
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Lajmë peshkun, e presim atë në copa dhe e vendosim në tenxhere. Shtojmë 1.5 litra ujë dhe kokrra piperi të zi, selino, lëngun e gjysmë limoni, 100 ml verë të bardhë, kripë dhe e lëmë peshkun të ziejë derisa mishi të shkëputet nga halat.

2

Shkrijmë gjalpin dhe vajin në një tenxhere, kaurdisim qepët të prera shumë imët.

3

Shtojmë në tenxhere karotën në kubikë të vegjël, kaurdisim mirë perimet për 2-3 minuta, hudhrat, domatet (pa lëkurë dhe fara) të prera në kubikë të vegjël.

4

Kullojmë lëngun e peshkut dhe shtojmë tek perimet patatet të prera në kubikë të vegjël, një gjethe dafine dhe e lëmë supën të ziejë për 10-13 minuta derisa të kenë zierë dhe perimet.

5

Ndërkohë pastrojmë peshkun nga halat dhe lëkura, copëtojmë tulin e peshkut dhe e shtojmë në tenxhere pasi të jenë zierë perimet.

6

E lëmë dy minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe majdanoz dhe e servirim supën të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment