Gjokse pule krokante, të pjekura dhe plot shije të mirë!

Gjokse pule krokante, të pjekura dhe plot shije të mirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 4 gjokse pule të ndara në shirita të vogla
  • Kripë, piper për shije
  • 1 vezë e rrahur
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • ¾ gotë me galetë
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji me trumzë të tharë
  • Ketchup për shoqëruese

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine.

3

Gjoksin e pulës e marinoni me kripë e piper.

4

Në një tas të madh bashkoni vezën e rrahur, mustardën, kripën, piperin.

5

Në një tas tjetër bashkoni galetën, specin e kuq pluhur dhe trumzën.

6

Gjokset e pulës i lyeni një e nga një me masën e parë dhe më pas me masën e dytë.

7

I vendosni njëra pas tjetrës në tavë .

8

I fusni në furrë për 12-15 minuta.

9

Shijojini të ngrohta, me ketchup nëse dëshironi!

Lini një koment