Gjumi i dobët, stresi ose sëmundjet janë shkaqet e shpeshta të shfaqjes së qeseve të errëta nën sy, të cilat ju bëjnë të dukeni të lodhur dhe më të vjetër. Lufta ndaj tyre është shumë e thjeshtë dhe mund ta bëni duke përdorur vetëm 2 përbërës: kafe dhe një patate!
Kafeja e zezë gjeneron një rritje në prodhimin e kolagjenit. Për më tepër, patatet përmbajnë vitaminë B6 dhe vitaminë D, të cilat janë të mira për lëkurën. Përveç kësaj, patatja freskon pamjen tuaj.
Do t’ju duhet:
- 1/4 filxhan kafe të zezë të përqendruar pa sheqer
- 2 feta patate
Si ta përgatisni:
- Zhysni fetat e patates tek kafeja dhe i lini për 2 minuta.
- Më pas i kulloni dhe i vendosni mbi sytë tuaj për 20 minuta.
- Përdoreni këtë metodë sa herë ta ndieni të nevojshme!
Lini një koment