Sallatë me portokall dhe rrepa, shije pranvere në tryezat tuaja!

Sallatë me portokall dhe rrepa, shije pranvere në tryezat tuaja!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sallatë plot ngjyra e shije të mirë!

Ingredientët

  • 1 tufë spinaq ose rukola e larë me kujdes
  • 4 rrepa mesatare të ziera dhe të prera në feta rrumbullake
  • 2 portokaj të qëruar dhe të prera feta-feta
  • ¼ filxhan me arra të copëtuara
  • 1 copë djathë të bardhe dhie i thërrmuar
  • Kripë, piper për shije
  • Për salcën: 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle lëng portokalli
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle mustradë
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji piper

Udhëzimet

1

Bashkoni përbërësit e salcës, i përzieni mirë.

2

Në një tas të madh bashkoni spinaqin e copëtuar me dorë.

3

Më pas shtoni rrepat, portokallin, arrat, djathin, pak kripë e piper.

4

I përzieni të gjitha bashkë dhe në fund i shtoni salcën.

5

I trazoni sërish dhe sallata është gati!

Lini një koment