Petulla me karota për një shije speciale!

Petulla me karota për një shije speciale!

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 8 minuta

Do ju shijojnë kaq shumë, gati si një kek me karota!

Ingredientët

  • 1 gotë miell
  • 1 lugë gjelle pluhur pjekjeje
  • ½ lugë çaji me kanellë
  • 1 majë luge kripë
  • 1 filxhan qumësht
  • 2 lugë gjelle shurup panje
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 5 karota të grira imët në rende
  • 1 lugë gjelle arra të thërrmuara
  • 1 lugë gjelle arrë kokosi e copëtuar

Udhëzimet

1

Në një tas me madhësi mesatare bashkoni miellin, pluhurin pjekës, kanellën dhe kripën. I lini mënjanë.

2

Në një tas tjetër përzieni qumështin, shurupin e panjes, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. I përzieni mirë ndërkohë që i shtoni karotat, arrat dhe arrën e kokosit.

3

I bashkoni të dy masat bashkë dhe i përzieni mirë.

4

Ngrohni tiganin e petullave në një nxehtësi mesatare.

5

Me ndihmën e një spatule filloni e gatuani petullat duke i lënë 1-2 minuta nga secila anë.

6

Duhet të dalin gjithsej deri në 8 petulla.

7

I shërbeni sipër me arrat e thërrmuara dhe shurupin e panjes. Ju bëftë mirë!

Lini një koment