Qofte pule të pjekura. Të shpejta dhe të thjeshta për t’u bërë!

Qofte pule të pjekura. Të shpejta dhe të thjeshta për t'u bërë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 kg fileto pule
  • 1 tufë majdanoz i grirë imët
  • pak kripë, piper i zi
  • 1 qepë e kuqe e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër të grimcuara
  • 1 lugë çaji fara kumini

Udhëzimet

1

Mishin e pulës do e grini imët në një rende.

2

Më pas do e kaloni në një tas të madh dhe do i shtoni sipër të gjithë përbërësit e tjerë.

3

I trazoni me duar dhe krijoni disa qofte përsëgjati.

4

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I fusni në frigorifer dhe i lini 10 minuta sa të forcohen.

6

Ndërkohë ngrohni skarën (elektrike) duke i shtuar shumë pak vaj.

7

Piqni qoftet për 5 minuta nga secila anë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment