Si ta gatuajmë në shtëpi bukën e famshme të Pashkës
500 gram miell gruri
500 gram miell integral
300 gram qumësht + 1 lugë
1 vezë + 1 e verdhë
1 bustinë maja buke
1 gotë vaj
Copa bajamesh për dekor ose fara susami
Ngjyrues ushqimor i kuq (ose ngjyrë tjetër sipas dëshirës)
1.Përzieni të dyja tipet e miellit, me maja dhe kripë. 2.Shtoni gradualisht qumështin, vajin dhe ujin e nevojshëm për të përftuar një masë brumi kompakte. 3.Ndërkohë zieni vezën për 3 minuta, në ujin në të cilin keni hedhur ngjyruesin ushqimor dhe lëreni të ftohet. 4.Pasi brumi të jetë fryrë, me duart e lyera me miell, zgjateni atë derisa të krijoni një shirit të gjatë. 5.Ndajeni në dy pjesë dhe përdridhini me njëra-tjetrën në formë gërsheti. 6.Vendosni vezën në një hallkë të gërshetit, pastaj lyejeni sipërfaqen e bukës me vezën e rrahur me një lugë qumësht. 7.Piqeni për 30 minuta në 200 gradë Celsius. 8.Në fund, dekorojeni me copa bajamesh ose fara susami. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment