Birrë+limon që kaçurrelat tuaja të duken super yll!

Kjo maskë natyrale është shumë efektive për të gjithë ju që doni t’i ktheni volumin dhe shkëlqimin e merituar kaçurrelave tuaja.

Shumë e thjeshtë për t’u realizuar dhe me kosto minimale!

Çfarë ju duhet: 

  •  1 gotë ujë
  • lëngu i 1 limoni
  • 250 ml birrë

Si ta përgatisni: 

  • Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur.
  • Vëreni sërish të ziejë në zjarr të ulët për dy minuta.
  • Pasi të ftohet hidheni masën në një shishe spray dhe spërkasni me të flokët tuaj.
  • Mbajeni disa orë në kokë, por mos harroni të mos ekspozoheni në diell.
  • Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.

Kjo maskë për flokët, këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë!

Lini një koment