Mini cheesecake me biskota Oreo

Mini cheesecake me biskota Oreo

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 3 orë

Ta shijosh këtë ëmbëlsirë nga duart tuaja, është më e lehtë nga sa e keni menduar!

Ingredientët

  • 16-18 biskota Oreo
  • 50 gr gjalpë i tretur
  • 175 gram krem djathi
  • 2-3 lugë gjelle sheqer
  • 200 ml krem pana
  • vanilje

Udhëzimet

1

Vendosim në një qese 12 biskota dhe i thërrmojmë ato. Pasi i thërrmojmë i vendosim në një tas.

2

Shtojmë në tas gjalpin e tretur dhe e përziejmë së bashku me biskotat e thërrmuara.

3

E ndajmë këtë masë në katër gota duke e ngjeshur me majën e një luge.

4

Rrahim kremin pana sa të ngurtësohet.

5

Në një tas tjetër përziejmë kremin e djathit me dy ose tre lugë sheqer, vanilje, I përziejmë mirë.

6

Shtojmë në tasin me krem djathi, lugë-lugë panën e rrahur.

7

E përziejmë gradualisht derisa të bashkohet bashkë djathi me kremin.

8

Vendosim kremin e bashkuar në një xhep pastiçerie dhe mbushim gotat, ku si bazë kemi biskotat e thërrmuara.

9

Zbukurojmë gotat me copëza biskote ose me një biskotë oreo dhe i vendosim në frigorifer për 3 orë. Shijojini!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment