Simptomat më karakteristike që mund të sinjalizojnë praninë e COVID-19 tek ju
Nga rastet e raportuara dhe të diagnostikuara me COVID-19 është vënë re që simptomat e për pasojë komplikacionet e shkaktuara nga ky virus mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më të rëndat madje edhe koha e shfaqjes së tyre varion nga 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.
E megjithatë, simptomat më karakteristike që mund të sinjalizojnë praninë e COVID-19 janë: –Ethe –Kollë –Vështirësi në frymëmarrje
Në rastet kur simptomat janë të lehta, pra komplikacionet e shkaktuara tek pacienti janë plotësisht të menaxhueshme, rekomandohet izolimi në ambientet e shtëpisë, por njëkohësisht ruajtja e kontakteve telefonike me mjekun me qëllim monitorimin e simptomave.
Ndërkohë duhet të kontaktoni menjëherë për të marrë kujdes mjekësor të specializuar:
-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks
-Konfuzion dhe pamundësi për të qëndruar në këmbë
-Ndryshim i ngjyrës së buzëve (blu)
Nëse e keni të mundur, mbuloni rrugët e frymëmarrjes para se të vijë ndihma mjekësore.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment