Tartë me perime dhe petë sfoliatë

Tartë me perime dhe petë sfoliatë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Si thoni për drekën e sotme?

Ingredientët

  • 1 petë sfoliatë
  • 1/2 qepë
  • 1 karotë
  • 1 spec i kuq
  • 150 gram bizele
  • 2 kunguj
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle parmigiano i grirë
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 100 gram djathë scamorza
  • Kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Presim perimet në kubikë të vegjël.

2

Qepën e grijmë hollë.

3

Ngrohim vajin në një tigan dhe kaurdisim qepën për 3 minuta. Shtojmë perimet dhe i përziejmë në tigan në temperaturë mesatare për 10 minuta.

4

Shtojmë bizelet dhe i përziejmë së bashku për 5 minuta.

5

Në një tepsi rrumbullake vendosim një letër pjekjeje, më pas rregullojmë petën sfoliatë, duke e shtypur bazën me pirun.

6

Shtojmë perimet dhe i nivelojmë ato.

7

Në një tas rrahim dy vezë, qumështin, parmigianon, kripë, piper dhe i përziejmë mirë bashkë me djathin e tymosur.

8

I përziejmë dhe i shtojmë sipër perimeve.

9

Kthejmë anët dhe e vendosim tepsinë në furrë në tëmperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.

10

Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë tartën të ftohet, e presim dhe e shërbejmë.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment