Avokado krokante të skuqura

Avokado krokante të skuqura

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ide brilante që e gjithë familja juaj të fillojë të hajë avokado!

Ingredientët

  • 2 avokado të mëdha
  • 1 lime
  • ½ gotë miell
  • 2 vezë
  • 1 gotë e gjysmë me galetë
  • Ketchup ose salcë kosi për shoqërim

Udhëzimet

1

Avokadot i lani, i qëroni dhe i prisni në feta-feta .

2

Në një tas rrihni vezët, i shtoni lëngun e limes gradualisht.

3

Merrni fetat e avokados, i lyeni si fillim me miell, më pas me vezë dhe në fund me galetë.

4

Në fund i skuqni avokadot në një tigan me vaj të paranxehur luledielli.

5

I servirni në pjatë me një letër kuzhine poshtë për të thithur vajin e tepërt. Shijojini sipas dëshirës me salcë kosi ose ketchup!

Lini një koment