Mjafton 1 litar dhe 30 minuta kohë për të djegur 400 kcal çdo ditë!
Hedhja me litar është një ndër ushtrimet kardiovaskulare më të mira që ekzistojnë. Ky lloj ushtrimi, i barazvlefshëm nga pikëpamja fizike me vrapin, ecjen dhe ngjitjen e shkallëve, i lejon trupit të përdorë në mënyrë efektive oksigjenin dhe sjell përftime për zemrën, mushkëritë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Është llogaritur që gjysmë orë hedhje me litar djeg deri në 400 kalori.
Këto janë 6 përfitimet kryesore që do të fitojë trupi nga hedhja e përditshme me litar:
1.Tonifikoni muskujt Gjatë hedhjes me litar përfshihen të gjithë muskujt, duke nisur nga shpatullat, bicepshi, tricepshi, muskujt abdominalë (të barkut) dhe deri tek gjymtyrët e poshtme siç janë pulpat. Ky lloj ushtrimi ju ndihmon të digjni kalori dhe të formësoni trupin tuaj.
2.Përmirësoni qarkullimin e gjakut Hedhja me litar e shtyn zemrën të pompojë gjak drejt arterieve dhe më pas në të gjithë pjesën tjetër të trupit. Studimet e ndryshme kanë provuar se personat që hidhen me litar rrezikojnë më pak të pësojnë goditje në zemër.
3. Pastroni rrugët e frymëmarrjes
Ky është një tjetër përfitimi i hedhjes me litar që prek organin qendror të aparatit të frymëmarrjes, mushkëritë. Mushkëritë tuaja pasurohen me oksigjen dhe rrezikoni më pak të prekeni nga astma.
4. Digjni kalori Siç e thamë dhe më sipër ju digjni 400 kalori nëse bëni gjysmë orë hedhje në ditë. Profesorët dhe instruktorët e palestrave rekomandojnë ta nisni me 5 minuta në ditë, të paraprira nga ushtrime kardio. Do të digjni kalori, djersë dhe ç’është e rëndësishmja do të humbisni kilogramët e tepërt.
5.Eleminoni toksinat Duke qenë se djersini gjatë ushtrimeve, tokisnat eleminohen lehtësisht nga gjëndrat limfatike dhe qelizat e vdekura të trupit rigjenerohen.
6.Heq stresin Edhe pse nuk është e vërtetuar akoma, mendohet se gjatë koordinimit të hedhjeve me litar krijohen zinxhire të reja neuronesh në tru. Përtej kësaj, dihet tashmë që aktivitetti fizik ju çliron nga stresi, lodhja dhe energjitë negative që akumuloni gjatë ditës.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment