Si nga pamja, edhe nga shija, këto biskota me bonbone mbeten të papara!

Si nga pamja, edhe nga shija, këto biskota me bonbone mbeten të papara!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 15 minuta

Bonbone me ngjyra për disa biskota që na kishin munguar!

Ingredientët

  • 1 gotë e gjysmë me miell
  • ¾ filxhan me gjalpë të butë, në temperaturë ambienti
  • 1/3 filxhan me sheqer të bardhë
  • ½ filxhan me sheqer kaf
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ¾ gotë me copëza çokollate
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 1/3 filxhan me copëza shumëngjyrëshe bonbonesh

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Në një tas rrihni gjalpin me sheqerin derisa të bëhen kremoze.

3

Shtoni vaniljen, vezët dhe vazhdoni t’i rrihni.

4

Shtoni gradualisht miellin, kripën dhe pluhurin pjekës.

5

I përzieni derisa të keni një masë kompakte.

6

Tani shtoni copëzat e çokollatës dhe ato të bonboneve. I përzieni të gjitha bashkë me një spatul.

7

Me ndihmën e një luge krijoni 12 toptha të vegjël dhe i vendosni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

8

I vendosni sipës secilës copëzat e çokollatës së mbetur dhe bonbonet me ngjyrë.

9

I fusni në furrë për 12 minuta. Mos i mbi-piqni, ndryshe do përfundoni me biskota të forta.

10

Pasi të jenë bërë gati, i nxirrni nga furra dhe i lini të ftohen për 10 minuta. Shijojini!

Lini një koment