Koha për një maskë me kakao për flokë të ushqyer e plot shkëlqim!

Kakao është një produkt që përmban shumë përbërës që jo vetëm e ushqejnë flokun tuaj, por edhe i jep butësi, aminoacide, minerale, antioksidantë dhe vitamina.

Ja çfarë ju duhet për këtë maskë natyrale për flokët tuaj: 

  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 1/2 filxhan kafe kos (ose pak qumësht të ngrohtë)
  • 1 vezë

Udhëzime: 

  • Fillimisht rrih vezën, pastaj shto kakaon dhe në fund kosin (ose qumështin).
  • Përzieje të gjithë masën me kujdes. Sigurohu që masa të jetë homogjene dhe pak e trashë.
  • Fillo aplikoje në flokë, fillimisht në rrënjë dhe më pas në gjithë floku duke e ndarë në zona.
  • Përhape me kujdes derisa të mbarojë dhe mbaje për 30 minuta. Mbuloje kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të ngrohtë të lagur.
  • Pas 30 minutave, shpëlaji flokët me ujë të ngrohtë.

10-Minute Mircale Cacao Hair Mask for Frizzy, Dry, Damaged Hair ...

Përdoreni një herë në javë këtë maskë dhe flokët do t’i keni plot jetë e shkëlqim!

Lini një koment