Për këtë scrub natyral do ju duhet:
- ¼ filxhan me sheqer kaf
- ½ filxhan me kokrra kafeje
- ¼ filxhan kripë deti
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 filxhan me vaj bajameje
- Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe disa pika vaj esencial.
Udhëzime:
- Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.
- Aplikojeni scrubin duke e fërkuar lehtësisht tek zona e kofshave ato më problematiket.
- Scrubi aplikohet gjatë kohës që i keni dhënë trupit shpëlarjen e parë në dush.
- E lini të veprojë 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.
- Fshijeni butësisht me një peshqir.

Do të shikoni që me përdorimin e kësaj metode 1 herë në javë, lëkura juaj do të jetë më e lëmuar dhe pamja e celulitit do të jetë disi më e zbehur!/neps.al
Lini një koment