Filetot e pjekura të pulës të shijojnë më shumë nëse i marinon siç duhet!

Filetot e pjekura të pulës të shijojnë më shumë nëse i marinon siç duhet!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 40 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 4 fileto pule të prera hollë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle trumzë
  • ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
  • ½ lugë çaji kripë
  • ¼ lugë çaji me piper

Udhëzimet

1

Lani dhe thani mirë filetot e pulës

2

I kaloni në një tas të madh.

3

Sipër i shtoni të gjitha erëzat dhe i marinoni me dorë.

4

Mbulojeni tasin me një qese plastike.

5

I lini në frigorifer nga 30 minuta-8 orë.

6

Kur të ketë kaluar kjo kohë, mund t’i skuqni apo piqni sipas dëshirës filetot e pulës.

7

Minimalisht duhen 3-4 minuta nga secila anë. Shijojini!

Lini një koment