Supë me midhje dhe qumësht kokosi

1 kg midhje të pastruara, por me guaska
2 gota lëng zarzavatesh ose verë të bardhë
400 ml qumësht kokosi
1 lugë kafeje salce Curry
4 karrota
2 cm xhenxhefil i freskët
5 qepë të njoma
2 degë selino
2 thelpinj hudhër
Majdanoz i freskët
60 g gjalpë
Feta buke të zezë
Kripë

1.Zarzavatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

2.Vendosim në sobë një tenxhere me pak gjalpë dhe skuqim aty zarzavatet bashkë me hudhrën dhe xhenxhefilin, të cilat i shtojmë pasi i kemi shtypur me shtypësin e hudhrave.

3.Shtojmë më pas lëngun e valuar të perimeve ose verën, Curry-n dhe midhjet.

4.Pas 10-15 minutash, guaska e midhjeve do të hapet dhe në këtë moment do të shtojmë qumështin e kokosit.

5.I lëmë të marrin valë së bashku me qumështin dhe pas pak minutash fikim sobën.

6.I lëmë në tenxhere për disa minuta dhe më pas i shërbejmë me majdanoz të freskët dhe feta buke të thekura.

Lini një koment