Kokoshkat e shëndetshme nuk duan as vaj, as gjalpë. Ja truku i thjeshtë për përgatitjen e tyre

Neps.al ju tregon sot një mënyrë të thjeshtë për përgatitjen e kokoshkave pa vaj dhe pa gjalpë.

Do thoni ju po si?

Përgatitja e kokoshkave me vaj dhe gjalpë thjeshtë sa humb vlerat e tyre dhe njëkohësisht nuk ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.

Kokoshkat me shumë vaj dhe me shumë kripë ju shtojnë në peshë dhe rrisin nivelin e kolesterolit.

Metoda më e mirë do të ishte me ujë dhe pak kripë.

Çfarë duhet të bëni: 

  • Në një tavë qelqi vendosni 4-5 lugë gjelle me misër.
  • Shtoni 4-5 lugë gjelle me ujë.
  • Shtoni 1 lugë gjelle me kripë.
  • E mbuloni tasin me një qese kuzhine dhe e sipër e shponi qesen në disa vrima të vogla.
  • Futeni në mikrovalë për 4 minuta (varet edhe nga nxehtësia e paisjes).
  • Pas kësaj do të shikoni që kokoshkat janë gati.
  • Sipër mund t’i shtoni erëzat e preferuara si trumzë, rozmarinë ose rigon. Shijojini!

Lini një koment