1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje
Kripë
Speca me ngjyra të ndryshme
2 lugë gjelle vaj ulliri
Domate qershiza
Djathë për pica
Sallam
1.Ndezim furrën në temperaturën 200° C. 2.Në një tas, hedhim miellin dhe sodën në sitë, kripë, vajin dhe shtojmë qumështin pjesë-pjesë, derisa të kemi një brumë homogjen. 3.E punojmë brumin në tavolinë me pak miell derisa të bëhet elastik. 4.Hapim brumin direkt në letër furre si petë me pak miell dhe e futim në tavën e furrës me letër, ashtu siç është. 5.Sipas dëshirës, vëmë sipër brumit djathë, perime, sallam, etj. 6.E pjekim për 15-20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër dhe poshtë.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment