Qoftet vegane me kuinoa janë kaq të mira!

Qoftet vegane me kuinoa janë kaq të mira!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një recetë amerikane për t'u provuar!

Ingredientët

  • 1 filxhan me kuinoa të zierë paraprakisht
  • 2 vezë të rrahura
  • Kripë, piper për shije
  • ½ qepë e kuqe e grirë imët
  • ½ filxhan me djathë mozzarella
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 filxhan me galetë
  • Pak ujë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tas kombinoni kuinoan, vezën, piper dhe pak kripë. Shtoni qepën, djathin, hudhrat, galetën dhe i trazoni të gjitha bashkë për disa minuta.

2

Shtoni edhe vajin e ullirit.

3

Nëse masa është shumë e thatë, shtoni pak ujë.

4

Formoni 6-8 qofte të vogla.

5

Nxehni tiganin me vaj luledielli dhe më pas vendosni për të skuqur qoftet 7-10 minuta nga secila anë.

6

Nëse dëshironi mund t’i piqni qoftet për 15 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment