Supë pule me orzo. Pjatë e freskët dhe super e shijshme!

Supë pule me orzo. Pjatë e freskët dhe super e shijshme!

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një pjatë me këtë supë kush nuk e donte!

Ingredientët

  • 1 gjoks pule
  • 1 qepë e prerë imët
  • 2 degë selino
  • 2 karota
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6 gota me lëng pule
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper të zi për shije
  • ¾ filxhan me orzo (tip paste)
  • ½ filxhan me lëng limoni
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • ½ lugë kafe xhinxher i freskët pluhur
  • 2 lugë gjelle miell misri+1 lugë ujë për ta përzierë

Udhëzimet

1

Lani mirë perimet dhe i prisni në copa të vogla.

2

I shtoni në një tenxhere ku keni skuqur më parë hudhrat me pak vaj.

3

Shtoni lëngun e pulës, kripën, xhinxherin, dhe pak piper.

4

I vini kapakun dhe i lini të gatuhen për 15 minuta në zjarr mesatar.

5

Tani shtoni gjoksin e pulës që e keni prerë imët dhe e lini sërish çerek ore.

6

Pas 15 minutash shtoni orzon dhe borzilokun. I përzieni dhe i lini edhe 10 minuta të tjera në zjarr.

7

Në këtë pikë mund t’i shtoni miellin e misrit dhe lëngun e limonit.

8

Pas 5 minutash supa është gati për t’u shërbyer. Ju bëftë mirë!

Lini një koment