Supë krem perimesh me brokoli dhe djathë çedar

Supë krem perimesh me brokoli dhe djathë çedar

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kombinimi i kungullit, djathit çedar dhe brokolit do ju garantojë në fund një supë për të lëpirë gishtat!

Ingredientët

  • 200 gram brokoli (me gjithë kërcell)
  • 200 ml panna
  • 200 gram djathë çedar i grirë
  • 100 gram kungull të verdhë të grirë në rende
  • 500 ml lëng kockash
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • 2 lugë gjelle miell
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni gjalpin. Shtoni qepën, hudhrën e i përzieni mirë. Shtoni më pas brokolin e ndarë në copa të vogla.

2

Pas disa minutash shtoni miellin, duke e lënë të skuqet mirë dhe pas kësaj shtoni lëngun e kockave.

3

Pasi supa të ketë marrë valë e rregulloni me pak kripë.

4

Shtoni tulin e kungullit të prerë në kubik të vegjël dhe panën.

5

E lini supën për 5-7 minuta në zjarr, derisa kungulli të jetë zbutur tërësisht.

6

Në fund e fikni zjarrin dhe shtoni djathin e grirë.

7

I kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze. Ju bëftë mirë!

Lini një koment