Shenjat e një lëkure që është e acaruar nga xheli dezinfektant janë:
Tharje e lëkurës, deskuamim apo lëkurëza të imëta si të rrjepura, skuqje e saj, lëngëzim, çarje, kore hemorragjike, kruajtje, djegie.
Si t’i trajtojmë:
- Mos i lani me ujë të nxehtë
- Brenda 3 minutave të para nga fshirja me peshqir përdorni një krem zbutës
- Ideale është vazelina e cila nuk ka ngjyrosës dhe aromatizues
- Kur lani apo përdorni detergjentë vishni doreza
- Kortizoniket si hydrocortisone 0.1% janë ideale për duart që vazhdojnë të jenë shumë të kuqe dhe të acaruara
Burimi: beautycare.al
Lini një koment