Disa nga masat që duhet të marrin pacientët me diabet ndaj rrezikut të COVID-19
Nëse jeni me diabet, merrni masa që të jeni të përgatitur në rast se sëmureni:
-Tregoni kujdes maksimal në monitorimin e nivelit të glukozës. Kontrolli i rregullt mund t´ju ndihmojë të evitoni komplikacionet që vijnë nga niveli i lartë apo i ulët i glukozës.
-Nëse shfaqni simptoma të tipit temperaturë e lartë, kollë ose vështirësi në frymëmarrje është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun specialist. –Çfarëdolloj infeksioni mund të ndikojë në rritjen e nivelit të glukozës dhe të rrisë nevojën për më shumë lëngje, kështu që sigurohuni që të merrni sa më shumë lëngje dhe ujë. –Nëse jetoni vetëm, merrni masa që të keni kontaktet e mjekut për rastet kur nuk ndjeheni mirë apo keni simptoma që lidhen me COVID-19. –Sigurohuni që të keni furnizim me medikamentet për diabetin duke u konsultuar me mjekun specialist. –Sigurohuni të keni furnizime të mjaftueshme me ushqime në mënyrë që të evitoni daljen e jashtë shtëpisë. –Mundohuni të jeni të programuar, evitoni mbingarkesën me punë dhe mundohuni të flini mjaftueshëm dhe mirë.
Të ushqyerit shëndetshëm është një ndër komponentët thelbësorë për menaxhimin e diabetit. Prandaj, është shumë e rëndësishme për pacientët diabetikë të konsumojnë një dietë ushqimore të larmishme dhe të ekuilibruar me qëllim për të mbajtuar nivelin e glukozës në gjak të qëndrueshme si dhe në të njëjtën kohë të forcojnë sistemin e tyre imunitar.
Për sa më lart, specialistët rekomandojnë: –Jepini prioritet konsumit të ushqimeve me indeks glicemik të ulët si: perime, makarona me grurë të plotë, etj –Evitoni konsumin e ushqimeve të skuqura dhe limitoni konsumin e ushqimeve me nivele të larta sheqeri, karbohidratesh dhe yndyrë –Konsumoni ushqime me proteina të mira si; peshku, vezët, qumështi, fasulet (pasi të jenë zierë plotësisht) –Konsumoni perime jeshile –Konsumoni fruta në çdo dy ose tre vakte
Duke qenë se jemi duke jetuar në izolim për shkak të pandemisë nga COVID-19 dhe për pasojë lëvizjet janë shumë të kufizuara, specialistët iu rekomandojnë pacientëve diabetikë që të gjejnë mënyra alternative për aktivitet fizik në kushtet e shtëpisë.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment