Sallatë patatesh kremoze. Nuk duhet t’i mungojë tryezës suaj sot!

Sallatë patatesh kremoze. Nuk duhet t'i mungojë tryezës suaj sot!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pak vezë, mustardë, kos dhe ç'të hash!

Ingredientët

  • 2 patate
  • 1 lugë çaji kripë
  • 4 vezë të mëdha të ziera
  • 1 qepë e njomë e prerë imët
  • 1 kastravec i prerë në kubik
  • Pak majdanoz të freskët të copëtuar imët
  • Për salcën e sallatës:
  • 1 filxhan me kos grek
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tas të vogël përzieni gjithë përbërësit e salcës dhe e lini për disa minuta në frigorifer.

2

Në një tenxhere të madhe zieni patatet për gati 10 minuta.

3

Ndërkohë duhet të keni zierë mirë edhe vezët.

4

I lini për disa minuta në ujë të ftohtë dhe më pas filloni të qëroni patatet dhe vezët.

5

Patatet i prisni në kubik të vegjël dhe i shtoni në një tas të madh.

6

Vezët i ndani në katërsh.

7

Tek tasi ku keni patatet shtoni pak kripë, qepën e njomë të grirë imët dhe majdanozin.

8

Pasi i keni përzierë shtoni salcën që përgatitët pak më parë.

9

Në fund i shtoni sipër vezët.

10

Sallata është gati për t’u ngrënë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment