6 gabimet që bëni rëndom po ngadalësojnë metabolizmin tuaj!
Gabimet që bëni me metabolizmin tuaj:
Merrni shumë kalori Në fillim merrni shumë kalori e pastaj i ndërprisni fare. E vërteta është se kjo mund ta bëjë më të vështirë humbjen e peshës dhe mirëmbajtjen e peshës. Balanca është çelësi!
Shmangni proteinat Proteinat rrisin metabolizmin më shumë sesa yndyrnat apo karbohidratet. Marrja e sasisë së proteinave ndihmon në humbjen, por edhe ruajtjen e një peshe konstante.
Jeta sedentare Të jesh inaktiv, do të thotë që po humb pak ose aspak kalori. Përpiquni të ecni sa më shumë dhe të rrisni në përgjithësi aktivitetin fizik.
Nuk po bëni gjumë mjaftueshëm Madje nuk mjafton të plotësosh vetëm orët e gjumit. Ky gjumë duhet të jetë cilësor, sepse kështu do të ndihmojë edhe metabolizmin të ketë ritmin e duhur.
Konsumi i pijeve me sheqer Fruktoza tek këto pije, ul funksionimin e metabolizmit dhe është shkaku numër 1 i dhjamit rreth belit tuaj apo në mëlçi.
Nuk i trajnoni muskujt Trajnimi i masës muskulare përmirëson së tepërmi metabolizmin tuaj, teksa ju humbisni peshë dhe plakeni (pra rriteni në moshë).
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment