Patate me panna në furrë. Formula e lumturisë për tryezat tuaja!

Patate me panna në furrë. Formula e lumturisë për tryezat tuaja!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 4 patate
  • 500 ml pana
  • 100 gr djathë parmigiano të grirë
  • Gjalpë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Qërojmë dhe lajmë nën ujë të rrjedhshëm patatet duke i prerë në feta shumë të holla

2

I vendosim në një enë të thellë duke i shtuar edhe panën e lëngshme dhe i përziejmë deri sa fetat e patateve të jenë veshur në pana.

3

Lyejme me gjalpë një tavë dhe formojmë me patatet 4 shtresa.

4

I spërkasim me kripë piper dhe djathë parmigiano.

5

Shtojmë 4 shtresa të tjera patatesh dhe keshtu me radhë derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë.

6

Së fundi e spërkasim sipërfaqen me djathin parmigiano të mbetur.

7

I pjekim në furrë të parangrohur në 175 gradë për rreth 1 orë deri sa patatet të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Lini një koment