Sallatë e ftohtë me farfalle

Sallatë e ftohtë me farfalle

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Makaronat tuaja të preferuara, të shndërruara në një super sallatë të shijshme e praktike!

Ingredientët

  • 500 gram farfalle (të ziera paraprakisht)
  • 1 copë djathë i bardhë dhie
  • 12 kokrra domate qershi të prera përgjysmë
  • 1 kastravec
  • 1 spec jeshil
  • një grusht rukola
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • rigon
  • kripë

Udhëzimet

1

Pasi të keni zierë makaronat me ujë e kripë, lani domatet dhe specin.

2

Prisni në copa të vogla kastravecin, specin dhe domatet.

3

I përzieni bashkë me makaronat në një enë qelqi.

4

Shtoni djathin e bardhë, rukolën, kripën, rigonin dhe në fund vajin e ullirit. Ju bëftë mirë!

Lini një koment