Penne me salcë domatesh dhe ton peshku. Receta nga Kiara Tito
Ditët e karantinës mesa duket qenkan më të mirat për figurat publike për të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale receta të ndryshme gatimi.
Recetën e radhës ne e “rrëmbyem” nga moderatorja e njohur dhe blogerja e modës, Kiara Tito. Sot për drekë ajo kishte zgjedhur të gatuante pasta me salcë të kuqe (siç e quan ajo) dhe ton.
Përgatitja është shumë e thjeshtë, prandaj hidhini një sy:
Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë pennet.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri, skuqni qepën.
Shtoni 1 filxhan salcë domatesh dhe më pas shtoni tonin (Sasia e përbërësve varet nga numri i personave që do hanë).
Shtoni 1 filxhan nga uji i makaronave që po ziejnë tek tigani.
Ndërkohë kulloni makaronat dhe i shtoni 1 copë gjalpë sipër që të shkrijë.
Sapo salca të trashet pak në tigan, i shtoni sipër pennet.
I përzieni të gjitha bashkë dhe i shërbeni të ngrohta. Pennet janë gati për t’u shijuar!
Burimi: Receta marrë nga InstaStory e Kiara Titos në Instagram
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment