Pite me vaj hudhrash, super të shijshme!

Pite me vaj hudhrash, super të shijshme!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ngjason me fokaçen në pamje të parë, por ndryshon teknika e përgatitjes. Hidhi një sy recetës për të kuptuar më mirë hapat e realizimit të pites me hudhra.

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji maja
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Majdanoz i freskët
  • Vaj hudhrash

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni miellin e situr dhe majanë. Shtoni edhe kripën,

2

I shtoni gati 1 gotë ujë të ngrohtë dhe punojeni mirë brumin.

3

Sapo të arrijë një masë kompakte e mbuloni, e lini në një vend të ngrohtë dhe prisni gati 1 orë derisa brumi të vijë.

4

Pasi brumi të ketë ardhur e ndani në dy masa të barabarta.

5

Hapeni masën e parë me një petëz, e shtroni tek tava ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.

6

Sipër i shtoni vajin e ullirit, vajin e hudhrave, pak kripë dhe majdanozin e freskët të copëtuar.

7

E fusni në furrë të piqet për gati 8 minuta në temperaturë 200 gradë.

8

Kështu veproni edhe me brumin e mbetur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment