Patate të pjekura me pesto borziloku

Patate të pjekura me hudhra e pesto borziloku

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Shumë praktike, shumë të shijshme!

Ingredientët

  • 100 gram arra (mundësish tipi cashew)
  • 1/3 filxhan me vaj ulliri
  • Pak kripë
  • 5-6 kokrra patate
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 tufë borzilok

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë.

2

Në një procesor ushqimi bashkoni hudhrat, arrat, vajin, borzilokun dhe pak kripë.

3

I përzieni për disa sekonda.

4

Patatet i lani mirë dhe me ndihmën e një thike i prisni siç e shikoni në foton kryesore.

5

Më pas i nxirrni, i lyeni me salcën që përgatitët dhe i fusni të piqen edhe për 5 minuta të tjera. Shijojini!

Lini një koment