Pite me djathë, kos dhe vezë

Pite me djathë, kos dhe vezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 1 pako peta
  • 400 gram djathë i bardhë
  • 1 gotë kos
  • 1 gotë ujë i gazuar
  • 1 filxhan çaji vaj
  • Kripë
  • 4 vezë
  • 1 vezë për lyerjen e pites

Udhëzimet

1

Fillimisht përgatisim mbushjen. Në një tas vendosim djathin të thërrmuar mirë, shtojmë kosin, ujin e gazuar, katër vezët, kripë dhe piper të zi, vajin dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë e lëngshme.

2

Lyejmë me vaj një tavë të thellë. Vendosim 4-5 peta poshtë dhe i mbledhim duke i rrudhur, i lagim mirë me mbushjen e përgatitur.

3

Kështu vazhdojmë me të gjitha petët duke i mbledhur dhe lagur me mbushjen e përgatitur derisa të mbushet tepsia.

4

Ruajmë dy peta për t'i vendosur në fund për mbulesë. E presim piten në racione katrore.

5

Rrahim një vezë dhe e lyejmë sipërfaqen e pites me të. E vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 200 gradë Celsius, për 30-35 minuta.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment