Domatja ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave. Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.
Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan ose parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt.
Cila është maska që ju sugjerojmë ne:
- Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri.
- Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta.
- E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.

Do të mbeteni mjaft të kënaqur nga rezultatet!/neps.al
Lini një koment