Maskë natyrale për këputjen e flokëve vetëm me 3 përbërës

Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës:  vaj ulliri, avokado dhe mjaltë.

Avokadot janë të pasur me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë këto që u japin shkëlqim flokëve dhe i bëjnë më të dendur.

Mjalti është një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpi i kokës.

Përbërësit:

  • 1 avokado e pjekur
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

  • Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit dhe mjaltin.
  • Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat.
  • Mbajeni  për 40-45 minuta.
  • Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht./neps.al 

Lini një koment