Penne kremoze me karkaleca

Penne kremoze me karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Sa të mira që janë. Do i haja në pafundësi!

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • 400 gram karkaleca të pastruar dhe të qëruar
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3-4 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper për shije
  • ½ tufë spinaq
  • 1 ½ gotë qumësht i skremuar
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë gjelle borzilok i grimcuar
  • 6-7 pomodorini të ndara përgjysmë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë si zakonisht makaronat.

2

Ndërkohë në një tigan në nxehtësi mesatare skuqni hudhrat me vajin e ullirit.

3

Shtoni karkalecat, domatet, borzilokun, pak kripë dhe piper.

4

I lini për 5 minuta dhe më pas i lini mënjanë.

5

Në të njëjtin tigan shtoni miellin me qumështin dhe e trazoni vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. I shtoni kripë dhe piper.

6

I shtoni spinaqin dhe e lini në zjarr edhe për 2 minuta të tjera.

7

Tani shtoni pastat, karkalecat dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë.

8

Shërbejeni të ngrohtë nëpër pjata dhe shijojeni!

Lini një koment