Dermatologia e njohur Erjona Shehu ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, një maskë të thjeshtë fytyre. Kjo maskë mund të realizohet lehtësisht nga çdokush në kushtet e shtëpisë.
Për këtë maskë ju duhet:
- 1 lugë çaji sheqer kaf
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- 1 lugë çaji mjaltë
- ½ lugë çaji me lëng limoni
Udhëzime mbi përgatitjen:
- I përzieni mirë përbërësit sa të homogjenizohen.
- I vini 15 minuta në fytyrë dhe pasi të kalojë kjo kohë e masazhoni me lëvizje rrethore.
- Shpëlani fytyrën me ujë të vakët, e thani dhe në fund i vendosni pak krem hidratant./neps.al
Burimi: dermacareklinike
Lini një koment