Këto kërpudha të skuqura duan 6 përbërës dhe disa minuta kohë

Këto kërpudha të skuqura duan 6 përbërës dhe disa minuta kohë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shijojini me recetën e thjeshtë, por super të shijshme të Nepsit!

Ingredientët

  • 450 gram kërpudha
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle uthull balsamike
  • 1 degë trumzë e freskët e copëtuar

Udhëzimet

1

I hiqni cipën kërpudhave dhe i prisni në copa të vogla.

2

I kaloni në tigan dhe i skuqni me vaj ulliri dhe pak kripë.

3

I përzieni vazhdimisht për 10 minuta.

4

Në një enë përzieni gjalpin e shkrirë, uthullën dhe trumzën.

5

Lëreni në zjarr mesatar dhe e shtoni salcën sipër kërpudhave.

6

Vazhdoni t’i përzieni kërpudhat edhe për 5-10 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

7

Shërbejini të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment